Home Lajme Suspendimi i policëve, reagon Haradinaj: U bë me rekomandim të mjekëve të strukturave paralele

Suspendimi i policëve, reagon Haradinaj: U bë me rekomandim të mjekëve të strukturave paralele

0
Suspendimi i policëve, reagon Haradinaj: U bë me rekomandim të mjekëve të strukturave paralele

Daut Haradinaj ka reaguar pasi Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre policëve në Prishtinë, të cilët dyshohet se kanë arrestuar dhe shoqëruar në Polici një punonjës të sigurimit për misionin e EULEX-it, pas një incidenti për parkimin e një veturë private.

Sipas tij, suspendimi i tyre është bazuar nga rekomandimi i mjekëve të strukturave paralele.

“Suspendimi i dy policëve në veri, kinse për “përdorim force”, është bazuar nga rekomandimi i mjekëve të strukturave paralele. Ky trajtim i uniformës së shtetit dëshmon më së miri se sa pak ndjenja ka kjo qeveri ndaj atyre që na bëjnë krenarë çdo ditë.”, ka shkruar Haradinaj

 

Exit mobile version