Katër policë të njësisë speciale janë suspenduar nga Policia e Kosovës, ku sipas raportimeve arsyeja e suspendimit është bërë për shkak se ata kanë krijuar një grup të mbyllur mes kolegësh dhe kanë bërë shaka me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.
Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.
Sipas tij këto veprime janë bërë fillimisht nën ndikimin e Presidencës dhe tani, siç u shpreh ai, “nga kërkushi hiç”.
“Masat ekstreme që ishin marrë për katër policë janë dëshmi e ndërhyrjes së pastër politike, me qëllim të ushtrimit të diktatit me masa arbitrare, më parë nga Presidenca dhe tash nga kërkushi hiç. Kurdo që të konstituohet Kuvendi, interpelanca është e domosdoshme për kidnapuesin e zyrës së Ministrisë se Brendshme.
Policia nuk është vegël përmes së cilës herë dëshironi të tregoni “muskuj” e herë i shtypni sipas agjendave tuaja politike ditore”, shkroi Haradinaj.
Sipas raportimeve arsyeja e suspendimit të katër zyrtarëve policor është bërë për shkak se ata kanë krijuar një grup të mbyllur mes kolegësh dhe kanë bërë shaka me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.