5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Suspendimi i gazetarit nga menaxhmeti i RTK-së, Haziri: Porosi e pushtetit të Kurtit, vetëm pse ishte kritik

- Advertisement -

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas suspendimi të gazetarit-korrespodentit të RTK-së, Asdren Agushi.

Haziri ka shkruar thënë se suspendimi i gazetarit është porosi e pushtetit të Albin Kurtit, veç pse Agushi ka qenë kritik.

Ai tutje ka thënë se Agushi çdo herë ka qenë kritik ndaj çdo pushtetit, duke shtuar se shpesh herë ka qenë kritik edhe ndaj tij sa ishte kryetar.

Postimi i plotë:

Lëkundjet dhe trandjet e pushtetit me mendësi autoritare hetohen kur tentojnë t’i disiplinojnë gazetarët, me metoda të vjetra. Suspendimi nga puna me porosi të pushtetit të Albin Kurtit nga nga menaxhmenti i RTK-së (Radio Televizioni i Kurtit) për gazetarin Asdren Agushi, veç pse ky i fundit ka qenë kritik, është skandaloz dhe tentim për t’ua mbyllur gojën gazetarëve dhe rrjedhimisht, ngulfatjen e fjalës së lirë. Agushi ka qenë kritik i të gjitha pushteteve, madje i ashpër në disa raste edhe ndaj meje. Por, deri sot nuk është penalizuar asnjëherë. Në mbështetje të Asdrenit dhe të gjithë gazetarëve të Kosovës sa herë që përballen me presione e linçime. Karshi pushteteve, gazetarët kanë gjithmonë të drejtë!

Familja e Agushit kanë qenë gjithmonë kryengritës për lirinë e shqiptarëve dhe nga presidenti i Shqipërisë është dekoruar me Medaljen e Artë të Shqiponjës për kontributin e dhënë për kombin e atdheun. Vazhdoni të punoni me gjakun e Sejdo Bajramoviqit i cili ka një hero në varrezat e heronjve në Beograd dhe quhet Dragan Bajramoviq. Edhe ai e ka një shok dhe ka lënë një amanet Gjilan. Me ju është!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit