16.2 C
New York
Thursday, May 15, 2025

Buy now

Surroi skeptik për takimin e Ohrit

- Advertisement -

Publicisti Veton Surroi, ka komentuar takimin e sotëm të Ohrit, ku pritet të takohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe president serb Aleksander Vuçiq.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai është shprehur skeptik për takimin, duke thënë se vështirë se do të ketë ndonjë marrëveshje.

Një informacion kontekstual mbi luftën/negociatat: më shumë civilë (10.000 prej të cilëve 1.000 fëmijë) u vranë në Kosovë sesa në Ukrainë për 1 vit lufte. Negociatat e Kosovës dhe Serbisë në Ohër kanë të bëjnë me gjetjen e një rruge për t’i dhënë fund konfliktit, 24 vjet më pas. Vështirë!”, ka shkruar Surroi në rrjetin social ‘’Twitter’’.

Surroi është edhe këshilltar i jashtëm i qeverisë së Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë.

Të ngjashme

Të fundit