7.3 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Surroi: Prioritet është ridefinimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

- Advertisement -

ublicisti Veton Surroi e ka vlerësuar jo të duhur deklaratën e presidentes Osmani javën e kaluar në RTK, se duhet që bashkërisht me SHBA-të të draftohet statuti për Asociacionin dhe ai t’i dërgohet sekretarit Blinken.

 

“Nuk mendoj që është ide e mirë dhe nuk ka qenë hap i duhur. Hapat të cilët duhet t’i marrë Kosova duhet të mos e përsërisin këtë përmbysje të prioriteteve sepse prioritet i Kosovës nuk është që t’i kthehemi prapë narracionit i cili dështoi. Banjska mbërriti sepse të gjitha kushtëzimet ishin që të mos merret asnjë gjë nga marrëveshja, d.m.th të mos pranohet barazia e palëve, e Kosovës dhe Serbisë po të merret edhe njëherë një proces i cili do të ridefinonte marrëdhëniet e brendshme në Kosovë. Nuk është i nevojshëm ridefinimi i marrëdhënieve të brendshme në Kosovë. Prioritet është ridefinimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë deri te niveli i barazisë. Në momentin e arritjes së barazisë së palëve, Serbia nuk ka nevojë ta njohë Kosovën si shtet ndërkombëtar, por ka nevojë ta njohë si shtet. Ka nevojë ta njohë autoritetin e Kosovës mbi territorin e saj dhe kjo ka qenë pjesë e marrëveshjes franko-gjermane. Pra, duhet t’i kthehemi themeleve, themeli është barazia dhe kur të arrihet barazia atëherë mund të flitet për të gjitha format e avancimit të mëtejmë të të drejtave apo të ridizajnimit të të drejtave që ato të shpërndahen në formë jo territoriale nëpërmjet formave të ndryshme”, ka thënë Surroi.

Lidhur me lajmin se Radojiçiqi është arrestuar dhe është marr në pyetje në Beograd si dhe për një deklaratë e cila po qarkullon në Sarajevë se Radojiçiq ka thënë se armatimin e ka marrë nga Bosnja dhe e ka sjellë në Kosovë, Surroi tha se Serbia e ka legjitimuar edhe në narracionin e vet publik aktin e këtij veprimi të këtij formacioni paraushtarak në Kosovë.

“Pra, për Serbinë zyrtare këta janë heronj dhe ky është një problem shumë i madh sepse kemi të bëjmë me një shtet që legjitimon ndërhyrjen në shtetin tjetër, aq më shumë që kemi aq vite negociata se do të zgjidhen çështjet  në mënyrë paqësore. Pjesa e dytë ka të bëjë këto ditë se Serbia po e konsideron legale këtë veprim të formacionit paraushtarak. Sot me arrestimin e Radojiçiqit po ndodh diçka tjetër, po ndodh një lloj kërkim i një rruge të tretë me të cilën nuk do të akuzohej ai për veprim të një njësiti paraushtarak në Kosovë, por për armëmbajtje pa leje, grumbullim të armëve, për krim etj”, ka thënë Surroi.

Dhe, ky sipas Surroit, është një problem i madh për Serbinë sepse ajo duhet të mbahet në linjë të qartë dhe të përgjegjësisë për monopolin e forcës.

“Nëse e ka ditur se ka një formacion paraushtarak, atëherë e ka lejuar që ky formacion të zhvillohet në territorin e saj kundër territorit të Kosovës. Nëse nuk e ka ditur, atëherë është shembur struktura e saj e sigurisë”, ka thënë Surroi.

Surroi: Qëllimi i grupit terrorist krijimi i veriut si entitet i veçantë

Sulmi në Banjskë të Zveçanit nga grupi terrorist serb në krye me kryekriminelin, Milan Radojiçiq është më i ndërlikuar se sa po përshkruhet. Kështu ka theksuar publicisti Veton Surroi në “RTK Prime”.

Ai ka thënë se ky sulm “ka qenë pjesë e një operacioni që ky formacion paraushtarak të përgatisë kryengritjen në disa punkte në pjesën veriore të Kosovës që të shpërndajë armët”.

“Pra qëllimi ka qenë që të mobilizohet një pjesë e strukturave të trajnuara në pikat për trajnime të operacioneve speciale në Serbi dhe që nëpërmjet një veprimi të armatosur të arrijmë në proces tjetër politik të negociatave që do të diktonte pastaj hyrjen e KFOR-it si forcë e ndërmjetme ndërmjet forcave të sigurisë së Kosovës gjegjësisht të Policisë së Kosovës dhe këtyre forcave të ashtuquajtura kryengritëse”, ka theksuar Surroi.

Ai ka thënë se kemi të bëjmë me një formacion ushtarak i cili është më serioz se sa që është dukur në shikim të parë.

“Më serioz sepse nuk ka pasur intencë për të hyjë dhe të vrasë një polic, por për një zgjatje të konfliktit të kontrolluar për një periudhë kohore, në mënyrë që të fillojë një proces tjetër politikë. Do të ishte e vështirë të paramendohet aneksimi me praninë e KFOR-it aty, por ajo  çfarë mund të ndodhte do të ishte trajtimi i veçantë i pjesës së veriut si një entitet i veçantë politikë. Kjo natyrisht si pjesë e një negociate do të duhej të paqësonte atë pjesë të Kosovës. Cili ishte qëllimi apo finalja? Finalja prapë do të ishte destabilizimi i Kosovës, krijimi i asimetrisë së sigurisë në Kosovë dhe pengimi i zhvillimit normal të integrimit të veriut në Kosovë”, ka shtuar Surroi.

Ai ka thënë se nëse ky grup paraushtarak ka hyrë në Kosovë me bekimin e shtetit serb, atëherë kjo është pjesë e një strukture të lidhur me shtetin.

“…nëse nuk ka hyrë me pëlqimin e shtetit (serb v.j.), atëherë si është e mundur që Serbia ta ketë monopolin e forcës e të prodhojë grupacione paraushtarake, sepse nëse formohen në Kosovë ose për Kosovën, nesër pasnesër do të formohen edhe për Bosnje dhe Hercegovinën, edhe për Malin e Zi, por edhe për vet Serbinë”, është shprehur tutje publicisti i njohur kosovar.

Në pyetjen nëse Serbia e ka organizuar këtë sulm, Surroi tha se “do të ishte e pamundur që të bëhet një kësi organizimi paraushtarak pa dijen e Beogradit”.

Është e qartë se armatimi ka kaluar nëpër rrugët nëpër të cilat hynë kontrabanda në Kosovë. Mos të harrojmë se kemi të bëjmë me një pjesë të territorit i cili nuk administrohet në mënyrë të rregullt për një çerek shekulli.

Duke folur për reagimin e KFOR-it  ai tha se misioni i NATO-s ka qenë në krye të detyrës.

“Ka qenë në koordinim edhe KFOR-i edhe EULEX-i me forcat e sigurisë, pra me Policinë Speciale të Kosovës. Kemi të bëjmë me një operacion që është cilësuar si operacion i nivelit të larët të profesionalizmit nga ana e të gjithë atyre që e kanë vrojtuar, përfshirë edhe diplomatët”, ka shtuar Surroi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit