9.3 C
New York
Friday, February 28, 2025

Buy now

Surroi për Asociacionin: Nuk tejkalohet duke e injoruar

- Advertisement -

Çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas publicistit Veton Surroi, nuk duhet të injorohet nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se marrëveshja e vitit 2013 për Asociacionin është anti-kushtetuese, por kjo sipas tij nuk do të thotë se duhet të injorohet.

Surroi është i mendimit se Kosova duhet të ndërtojë alternativa të tjera.

“Ideja se ne themi se s’do merremi me Asociaocnin sepse është anti-kushtetues, dhe është, fakti i tillë nuk do të thotë se nuk duhet të merremi me të. Është kauzë juridike dhe politike dhe duhet ta mbrojmë duke ndërtuar alternativë për të”, ka thëë ai.

Ai u shpreh se marrëveshja për Asociacionin nuk është ndërkombëtare për shkak se nuk është ratifikuar në Kuvendin e Serbisë.

“Nga aspekti juridik kjo marrëveshje nuk është ndërkombëtare sepse gjykata kushtetuese e Serbisë, ka thënë se kjo nuk është marrëveshje ndërkombëtare dhe kuvendi i Serbisë nuk e ka ratifikuar. Kjo nuk është marrëveshje ndërkombëtare  sepse Kosova nuk mund të nënshkruajë marrëveshje me veten duhet me dikë tjetër”, ka thënë ai.

“Kuvendi i Kosovë se ka ratifikuar këtë marrëveshje si ndërkombëtare rrjedhimisht e ka vendos në epërsi ligjore ndaj ligjeve të Kosovës. Por kjo marrëveshje po ta kalonte filtrin e konventës së traktateve ndërkombëtare të Vjenës të vitit 1969 në pikën 26 nuk do ta kalonte këtë sepse traktatet duhet të jenë të ratifikuar në të dyja vendet”, ka vijuar ai.

Por sipas tij, kjo nuk e amneston Kosovën nga përgjegjësia politike, për shkak të votës së Kuvendit i cili e miratoi si marrëveshje ndërkombëtare.

Ai tha se zgjidhje duhet të gjendet brenda kornizave të Kushtetutës së Kosovës.

Surroi u shpreh se marrëveshja për Asociacionin ishte e dizajnuar keq dhe si e tillë është shkelje e të drejtave të njeriut.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit