13.4 C
New York
Friday, October 31, 2025

Buy now

Supremja ia rrëzon ankesën e kandidatit për kryetar të Mamushës

- Advertisement -

Gjykata Supreme e ka refuzuar ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Mamushës Abdulhadi Krasniç, nga subjekti politik Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP), me seli në Prizren – Dega në Mamushë.

Kjo gjykatë përmes vendimit në fjalë ka vërtetuar atë të  Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të 25 tetorit, transmeton Klankosova.tv

“Pasi PZAP kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e Abdulhadi Krasniç, ky i fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, me të cilën e konteston ligjshmërinë e vendimit të PZAP-së. duke pretenduar për vlefshmërinë e votave të ardhura nga diaspora dhe dyshimet për keqpërdorime në procesin e votimit”.

“Ankuesi ka pretenduar se ekziston dyshimi i bazuar se disa persona të përfshirë në procesin e votimit nga diaspora kanë ushtruar të drejtën e votës në kundërshtim të drejtpërdrejtë me dispozitat kushtetuese”, thuhet në arsyetimin e vendimit, transmeton Klankosova.tv.

Supremja thekson më tej se duke u nisur nga gjendja faktike dhe ligjore e çështjes, e pranoi në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së dhe konstatoi se ankesa e paraqitur është në tërësi e pabazuar.

Të ngjashme

Të fundit