16.8 C
New York
Saturday, March 29, 2025

Buy now

Supremja e refuzon ankesën e koalicionit PDAK – LPB për rinumërim të votave

- Advertisement -

Gjykata Supreme e Kosovës e ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike të Ashkalinjëve (PDAK) – LPB, me seli në Ferizaj.

Në vendimin e gjykatës thuhet se ankesa është paraqitur më 17 mars të këtij viti nga koalicioni PDAK-LPB, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të datës 15 Mars 2025, për shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet.

Koalicioni PDAK-LPB ka kërkuar që të anulohen 211 votat e partisë politike PAI të dërguara me postë ose të urdhërohet KQZ të rinumëroj këto vota, të anulohen 108 votat në komuna që fare nuk ka banorë të komunitetit ashkalinjë, të urdhërohet KQZ të rinumërojë votat në shkollat “Mihal Grameno”, “Selman Riza” dhe “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë, dhe të urdhërohet KQZ ta përsëris votimin e diasporës.

“Refuzohet e pathemeltë ankesa e parashtruar nga subjekti politik: Partia Demokratike e Ashkalinjëve (PDAK) – LPB, me seli në Ferizaj, e parashtruar kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Anr.639/2025, të datës 19.03.2025”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Lëvizja Vetëvendosje më 21 mars dorëzoi ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës lidhur me anulimin e mbi 18 mijë votave të diasporës për LDK-në. Supremja tani ka mbetur që të dalë edhe me vendim për kërkesën e LVV.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit