27.3 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Suplementet që duhet të merrni me patjetër gjatë ekspozimit në diell!

- Advertisement -

Kur ekspozohemi në diell, trupi ka nevojë më të madhe për disa lëndë ushqyese, sepse rrezet UV janë stres për lëkurën dhe organizmin në tërësi, për shkak të mundësisë së dehidratimit. Pikërisht për këtë arsye, suplementimi i duhur është i rëndësishëm dhe përfitimi shtesë është se shumë prej tyre nxisin ngjyrimin më të shpejtë, duke na mundësuar të marrim ngjyrë bronzi në kohë më të shkurtër në diell. Për më tepër, ndihmojnë të shmangim skuqjen, puçrrat dhe djegiet, ngadalësojnë plakjen dhe shmangin humbjen e lagështisë. Bonus shtesë është se forcojnë imunitetin dhe na japin një energji shtesë.

Beta-karoteni mbron lëkurën nga brenda dhe lehtëson ngjyrimin e njëtrajtshëm dhe më të shpejtë, ndërkohë që redukton ndjeshmërinë e lëkurës ndaj rrezeve UV. Doza e rekomanduar: 15-30 mg në ditë.

Astaksantini është një antioksidant jashtëzakonisht i fuqishëm, 500 herë më i fuqishëm se vitamina E në efektin antioksidativ. Mbron lëkurën nga skuqjet, djegiet dhe humbja e elasticitetit që shkaktohen nga rrezet UV. Doza e rekomanduar: 4-8 mg në ditë. Vitamina D promovon imunitetin, shëndetin e kockave dhe disponimin. Edhe pse trupi ynë e prodhon këtë vitaminë gjatë ekspozimit në diell, duhet pasur parasysh që kremrat me SPF ulin sintezën e saj, prandaj suplementimi mbetet i rëndësishëm. Doza e rekomanduar: 1,000-2,000 IU në ditë (më shumë nëse ka deficit).

Vitaminat C dhe E janë antioksidantë të fuqishëm që luftojnë radikalet e lira të shkaktuara nga rrezet UV. Roli i tyre është të mbështesin rigjenerimin e lëkurës dhe të ngadalësojnë procesin e plakjes.

Doza e rekomanduar: vitamina C: 500-1,000 mg në ditë; vitamina E: 100–200 IU në ditë. Çinku dhe seleni janë minerale që stimulojnë rigjenerimin e lëkurës dhe kanë veti antiinflamatore. Gjithashtu, reduktojnë reaksionet alergjike pas ekspozimit në diell. Doza e rekomanduar: çinku: 15-30 mg në ditë; seleni: 100-200 µg në ditë.

Roli i acidit yndyror omega-3 është të ulin inflamacionin dhe të mbrojnë membranat qelizore të lëkurës. Ato rrisin elasticitetin dhe hidratojnë lëkurën, duke e bërë më të qëndrueshme ndaj rrezeve UV.

Doza e rekomanduar: 1,000-2,000 mg EPA/DHA në ditë. Suplementimi me kolagjen të hidrolizuar kompenson dëmtimet që rrezet UV shkaktojnë në lëkurë, duke ruajtur fortësinë, elasticitetin dhe nivelin e lagështisë. Doza e rekomanduar: 5-10 g në ditë (ideal në kombinim me vitaminë C për absorbim më të mirë).

Të ngjashme

Të fundit