12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Supermodelja Hailey Bieber tregon se vuan nga kjo sëmundje e lëkurës!

- Advertisement -

Supermodelja Hailey Bieber shpesh përballet me probleme me lëkurën. Siç ka treguar në një video, bukuroshja vuan nga dermatiti perioral që në moshën 19-vjeçare dhe periodikisht haset me këtë sëmundje të lëkurës. Kjo sëmundje shfaq skuqje e njolla të vogla rozë rreth zonës së gojës. Simptomat janë shumë të ngjashme me ato të rosacea. Hailey publikoi një video në TikTok ku flet për mënyrën se si shfaqet dermatiti tek ajo, si dhe çfarë bën për t’u kujdesur për të.

Modelja tha:

Shkaktohet nga gjëra të ndryshme dhe zakonisht shfaqet në faqet e mia, rreth gojës sime ose ndonjëherë edhe poshtë syve. Disa gjëra që kam vënë re që e nxisin atë janë të provosh një produkt të ri, një produkt që është shumë i ashpër, moti, disa kremra kundër diellit dhe përdorimi i maskës.

Hailey sqaroi se për lëkurën e saj ajo preferon produkte anti-inflamatore super të buta që do të ndihmojnë në qetësimin e lëkurës dhe nuk do të shkaktojnë ndezje të dermatitit. Ajo sugjeron në këto raste këshillimin me një dermatolog. Rikujtojmë, se modelja ka reaguar së fundmi lidhur me lajmet që qarkulluan për ndarjen e saj me Justin Bieber. Përmes një postimi në Instagram ajo mohoi zërat duke thënë se janë të pavërtetë.

Thjesht për informacionin tuaj, historitë dhe artikujt e vazhdueshëm që shoh në TikTok janë 100% të gabuar, të krijuar nga hiçi. E di se mund të jetë argëtuese të ushqehesh me këto histori, por vetëm dijeni se ato janë gjithmonë të rreme. Më vjen keq që ua prisha.

Postimi i saj vjen rreth një javë pasi babai i saj Stephen Baldwin u bë kryefjalë pas një statusi në Instagram që kërkonte lutje për të dhe bashkëshortin e saj Justin Bieber.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit