6.5 C
New York
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

“Supermeni” i Vetëvendosjes: E shpërblen veten me 4 vjet udhëheqje (Video)

- Advertisement -

Uljen në pozitë që ia bëri vetes ndoshta për dikë është e palogjikshme, mirëpo dikush “e gjuajti gurin larg”.

Alban Uka, ka disa javë që ka kërkuar të dorëhiqet nga pozita e Drejtorit të Administratës në komunën e Leposaviqit, raporton Kiks Kosova.

Mirëpo, ky i fundit që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ende pa dhënë dorëheqje zyrtare aty e fitoi një pozitë të re, atë të Udhëheqësit të Sektorit për Shërbime me Qytetarë.

Si duket, Uka me pozitat nëpër institucione publike ka luajtur ping-pong, duke lëvizur sa te njëra, sa te tjetra, derisa ka arritur të marrë detyrë të shërbyesit civil.

Fillimisht Uka gëzonte pozitën e këshilltarit të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, duke kaluar në pozitën e drejtorit të Administratës në komunën e Leposaviqit, e se fundmi në shërbyes civil në këtë komunë.

E këto lëvizjeve nëpër pozita shtetërore e komunale duket se i ka menduar goxha mirë.

“Erën” ndaj ndryshimit të udhëheqjes komunale, shkaku i zgjedhjeve lokale të cilat pritet të mbahen në tetor të këtij viti dhe shanseve që të mos jetë më drejtor, e ka ndjerë nga larg.

Prandaj për të, e rëndësishme është që vendin e punës në komunë do ta ketë edhe për 4 vjet të tjera edhe nëse ndërrohet struktura politike.

Por, cila do të jetë puna e ish-drejtorit të Administratës, Alban Uka që do ta kryejë në pozitën e re?

Detajet i mësoni në kronikën më poshtë:

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit