22.4 C
New York
Tuesday, September 23, 2025

Buy now

Superliga, xhiro e gjashtë të enjten

- Advertisement -

Nuk ka pushim për elitën e futbollit kosovar, pasi Superliga do të vazhdojë me ndeshjet e xhiros së gjashtë që do të luhen të enjten, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të martën.

Të enjten, do të luhen të gjitha pesë ndeshjet e kësaj xhiroje, ku katër prej tyre zhvillohen ditën dhe një tjetër në mbrëmje.

Katër duele startojnë në orën 15:00, ndërsa xhiroja do të mbyllet me duelin e orës 20:15 ndërmjet Prishtinës dhe Prishtinës që Re, që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Edhe gjatë ditës do të ketë përballje interesante, ku pothuajse të gjitha mund të vlerësohen si ndeshje derbi.

Në Suharekë, Ballkani e pret kampionen në fuqi, Dritën kurse në Klinë do të përballen Dukagjini me Llapin.

Skuadra e Drenicës luan në udhëtim te Gjilani, ndërsa Malisheva e pret në shtëpi skuadrën e Ferizajt.

Të ngjashme

Të fundit