Elita e futbollit kosovar do të vazhdojë sot pasdite me dy ndeshjet e fundit të javës së dhjetë.
Kryendeshja e kësaj xhiro, do të luhet në “Zahir Pajaziti”, ku do të përballen Llapi dhe Drita.
Dueli mes llapjanëve dhe gjilanasve, pritet të sjellë një ndeshje të fortë dhe cilësore, pasi që të dy skuadrat janë në garë për titullin e kampionit.
Ndërkohë, në sfidën tjetër do të ballafaqohen Malisheva dhe Dukagjini, një tjetër duel i rëndësishëm për të dy skuadrat. /RTKlive/
Superliga / Java e dhjetë
Sot takohen:
Malisheva-Dukagjini
Llapi-Drita
Të dy ndeshjet fillojnë në orën 13:00.