19 C
New York
Thursday, May 8, 2025

Buy now

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, përballje direkte për t’i ikur barazhit

- Advertisement -

Superliga e Kosovës do të vazhdojë sot me dy ndeshje të tjera, të vlefshme për xhiron e 33-të.

Kjo xhiro u hap me barazimin e djeshëm mes Gjilanit dhe Malishevës, dy skuadra këto që po e kërkojnë Evropën.

Ndërsa sot, loja kryesore e ditës do të jetë ajo mes Dukagjinit dhe Prishtinës.

Këto dy skuadra po luftojnë për t’i ikur pozitës së tetë, e cila çon në barazh, vend të cilin aktualisht e mbulon Llapi, me një pikë më pak se klinasit dhe me tri më pak se kryeqytetasit.

Pra, për Dukagjinin dhe për Prishtinën ajo e sotmja është njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.

Ndërkohë, sot do të luajnë edhe dy ekipet tashmë të dorëzuara, Feronikeli 74, që edhe matematikisht ka rënë nga liga, dhe Suhareka, e cila ka shumë pak gjasa për të qëndruar në ligën elitare.

Të dyja ndeshjet e sotme do të nisin prej orës 15:00.

Kurse, xhiroja e 33-të do të mbyllet nesër me dy duele të tjera: Llapi – Ferizaj, një sfidë mjaft interesante dhe e rëndësishme, dhe Ballkani – Drita. 

Të ngjashme

Të fundit