13.4 C
New York
Sunday, April 27, 2025

Buy now

Superliga rikthehet sot me një ndeshje, luhet në Klinë

- Advertisement -

Superliga e Kosovës vazhdon edhe sot me një ndeshje nga java e 31-të.

Në stadiumin ”18 Qershori” në Klinë, Dukagjini do të jetë nikoqire e Feronikelit ’74, më fillim nga ora 15:00.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi do të kërkoj tre pikë nga kjo përballje të nevojshme për luftën për mbijetesë.

Dukagjini aktualisht renditet në vendin e tetë, me 37 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 tashmë është përshendetur nga elita e futbollit kosovar, me vetëm 15 pikë të grumbuluara.

Të ngjashme

Të fundit