26.4 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Superliga rikthehet me duele interesante

- Advertisement -

Pas startit të mbarë të sezonit, Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë të diel me ndeshjet e javës së dytë, ku priten përballje tejet interesante.

Kryendeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Prishtina do të përballet me Llapin. Kryeqytetasit, të motivuar pas fitores në hapje të kampionatit, synojnë të vazhdojnë me të njëjtin ritëm, ndërsa llapjanët vijnë me ambicie të qarta për rezultat pozitiv.

Një tjetër duel interesant është ai mes Prishtinës së Re dhe Ferizajt, derisa Ballkani dhe Dukagjini do të kërkojnë pikët e para të sezonit kundër Malishevës respektivisht Gjilanit.

Ndërkohë, sfida mes Dritës dhe Drenicës është shtyrë për shkak të angazhimit të gjilanasve në garat evropiane.

Superliga e Kosovës/Java e 2-të

Prishtina – Llapi

Prishtina e Re – Ferizaj

Ballkani – Malisheva

Dukagjini – Gjilani

Drita – Drenica (është shtyrë)

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:30.

Të ngjashme

Të fundit