7.3 C
New York
Thursday, November 20, 2025

Buy now

Superliga rikthehet këtë fundjavë, pesë duele në program

- Advertisement -

Pas pushimit të Kombëtareve, këtë vikend vazhdon Superliga e Kosovës në futboll.

Të enjten, Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi për orarin e xhiros së 14-të të elitës së futbollit kosovar.

Për këtë xhiro janë paraparë pesë takime, ku dy do të zhvillohen të shtunën e tri të tjera të dielën.

Kampionja aktuale, Drita, do të përballet në udhëtim te Prishtina e Re, ndeshje që fillon nga ora 13:00, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Dueli tjetër i ditës së shtunë fillon nga ora 18:00, ku në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina do t’i bëjë konak skuadrës së Malishevës.

Të dielën, takimi që pritet të marrë më shumë vëmendje do të jetë ai mes Ballkanit dhe Llapit.

Ballkani ka ndarë rrugët me trajnerin Orges Shehu, ndërsa skuadra do të drejtohet nga trajneri i Ballkanit U21, Edon Gashi.

Dy takimet e tjera të ditës së diel janë Dukagjini – Drenica dhe Gjilani – Ferizaj, ndeshje këto që fillojnë nga ora 13:00.

Të ngjashme

Të fundit