6.9 C
New York
Tuesday, October 28, 2025

Buy now

Superliga, në Malishevë e Gjilan sot hapet xhiro e 11-të

- Advertisement -

Për skuadrat e Superligës së Kosovës nuk do të ketë pushim, pasi në mesjavë do të luhet xhiro e radhës.

Në fakt, të sot (e martë) dhe  nesër (e mërkurë) do të zhvillohen pesë ndeshjet që i takojnë xhiros së 11-t të elitës së futbollit kosovar.

Sot hapet xhiro, me dy ndeshje që do të startojnë nga ora 13:00.

Në stadiumin “Liman Gegaj”, skuadra e Malishevës e pret Ballkanin, në një ndeshje që pritet të jetë tejet interesante.

Malisheva fitoi xhiron e shkuar në udhëtim kurse Ballkani barazoi në shtëpi dhe aktualisht ka 19 pikë, gjashtë më shumë se kundërshtari i radhës.

Ndërkohë, Gjilani që ka marrë katër pikë nën drejtimin e trajnerit Debatik Curri e pret në shtëpi skuadrën e Dukagjinit.

Gjilani ka 11 pikë, tri më pak se Dukagjini, ekip që në katër ndeshjet e fundit ka regjistruar tri humbje e një barazim.

Të mërkurën, gjithashtu nga ora 13:00, do të luhen ndeshjet: Drenica – Drita, Llapi – Prishtina dhe Ferizaj – Prishtina e Re.

Të ngjashme

Të fundit