19.2 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Superliga e Kosovës në futboll, fitojnë Llapi dhe Ferizaj

- Advertisement -

Llapi ka shënuar fitore ndaj Feronikelit ‘74 me rezultat 1-0 në kuadër të javës 29-të të Superligës së Kosovës. Vendasit e donin më shumë fitoren dhe kjo u konfirmua nga fillimi i ndeshjes.

Para se të mbyllej pjesa e parë, Llapi fitoi penallti, ku i saktë ishte Ardit Tahiri që shënoi për 1-0. Edhe pjesa e dytë solli raste nga të dyja ekipet por rezultati nuk ndryshoi. Llapi mori një fitore të madhe edhe pse kundër Feronikelit 74, duke kaluar në pozitën e shtatë me 36 pikë, aq sa ka edhe Dukagjini si i teti. Drenicasit mbesin në vendin e fundit me 14 pikë.

Ferizaj ka marrë fitore të madhe në shtëpi, teksa ka mposhtur Malishevën me rezultat minimal 1-0. Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, por që vendasit krijuan më shumë raste shënimi. Megjithatë pas shumë rasteve të shpërdoruara, vendasit gjetën epërsinë në fund të pjesës së parë. Kapiteni Edon Sadriu u gjet bukur në zonë në minutën e 39-të dhe realizoi nga afërsia për 1-0. Edhe pjesa e dytë ishte më e mirë për vendasit të cilët krijuan raste të panumërta për gol.

Sulmuesi Abdul lëshoi disa mundësi të mira shënimi, derisa goli i mbrojtësit Ardit Topalaj u anulua për shkak të pozitës jashtë loje. Erion Sadriu tentoi nga distanca me një gjuajtje të fortë, megjithatë Ilir Avdyli intervenoi duke shpëtuar Malishevën. Deri në fund më gola nuk pati, por Malisheva mbeti me 10 lojtarë në fushë, teksa Arbër Pira u përjashtua me karton të kuq. Ferizaj mori tre pikë të mëdha në luftën për mbijetesë dhe tani zënë vendin e katërt në tabelë me 41 pikë, gjashtë më pak se Malisheva që është e treta. Ndeshjen e radhës Ferizaj e luan në udhëtim te Prishtina, derisa Malisheva pret Llapin.

Të ngjashme

Të fundit