19.5 C
New York
Friday, August 8, 2025

Buy now

Superliga e Kosovës, e 37-ta në Evropë – lë prapa disa shtete të Ballkanit

- Advertisement -

Garat nëpër ligat evropiane, që janë duke u zhvilluar tani, kanë bërë që të ketë lëvizje në renditjen e ligave evropiane.

Sipas asaj që ka publikuar faqja “Football Rankings”, faqe kjo që merret me renditjen e ligave futbollistike, kryesisht në Evropë, Superliga e Kosovës renditet e 37-ta.

Kjo duke iu falënderuar dy ekipeve kosovare, Dritës dhe Ballkanit, që ende janë duke luftuar nëpër garat evropiane.

Kështu, Kosova ka lënë prapa Bosnjën, që gjendet një pozitë më poshtë, sikurse edhe Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut nga shtetet ballkanike.

Ndërkaq, më mirë se Superliga e Kosovës nga shtetet e rajonit është Kroacia që aktualisht gjendet në vendin e 21-të, dhe Serbia në të 22-tin.

Drita mbrëmë pësoi humbje nga Steaua i Bukureshtit 3-2 si mysafire, ndonëse ishte duke avancuar 2-0 në pjesën e parë në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të Europa League. Epilogu do të mësohet në ndeshjen e kthimit e cila do të luhet në “Fadil Vokrri” më 14 gusht.

Ndërkaq skuadra tjetër kosovare që po i vazhdon garat evropiane, Ballkani, arriti fitore të rëndësishme mbrëmë në Prishtinë, duke mposhtur me rezultat minimal 1-0 Shamrock Rovers në rrethin e tretë kualifikues të Conference League.

Edhe epilogu i kësaj përballjeje do të mësohet në ndeshjen e kthimit e cila do të luhet më 14 gusht në Irlandë.

 

Të ngjashme

Të fundit