6.7 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Superliga e Kosovës – Drenica pret Malishevën, Drita është mysafirë i Dukagjinit dhe Gjilani pret Llapin

- Advertisement -

Vazhdojnë ndeshjet e mbetura të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes Gjilanit dhe Llapit.

Dy skuadra që po tregojnë një formë mjaft të mirë këtë sezon në Superligën e Kosovës, shkruan lajmi.net

Gjilani që është në pozitën e parë e dëshiron fitoren, për të mos i ikur shumë Ballkani që është në vendin e parë.

Në anën tjetër edhe Llapi gjenden në pozitë të mirë, pasi janë dy pikë prapa vendit të tretë Dritës.

Drenica dhe Malisheva gjithashtu është një ndeshje interesante, pasi janë dy rivalë që gjenden afër njëra-tjetrës në tabelë.

Të dy këto skuadra po kalojnë formë të mirë dhe pritet të jetë një ndeshje e mirë nga të dy ekipet.

Drita është mysafirë i Dukagjinit, ndeshje kjo që ‘gjilanasit’ janë favorit.

Drita aktualisht është në vendin e tretë në tabelë, ndërsa Dukagjini ndodhen në zonën e rrezikshme të tabelës së Superligës.

Drenica – Malisheva dhe Dukagjini – Drita zhvillohen sot me fillim nga ora 13:00, ndërsa Gjilani – Llapi zhvillohet me fillim nga ora 13:30.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit