12 C
New York
Tuesday, November 25, 2025

Buy now

Superliga e Evropës aktivizon padinë “miliardë dollarëshe” kundër UEFA-s

- Advertisement -

Superliga e Evropës ka nisur procedurat për një padinë shumëmiliardëshe kundër UEFA-s, si pjesë e kërkesës së saj për dëmshpërblim.

Shuma totale e kërkuar nga klubet, përfshirë Real Madridin dhe kompaninë A22, tejkalon 4.5 miliardë euro, me kërkesën e Real Madridit që është më e madhja.

Florentino Pérez e konfirmoi këtë hap gjatë Asamblesë së Përgjithshme të klubit të Madridit, ndërsa një ditë më vonë A22 publikoi një deklaratë zyrtare për të shpjeguar arsyet e padisë.

Sipas A22 Sports Management, më 21 nëntor 2025, u nisën procedurat detyrueshme MASC, sipas legjislacionit spanjoll, përpara fillimit të një procesi ligjor kundër UEFA-s, duke kërkuar kompensim për dëmet e shkaktuara nga abuzimi i supozuar i UEFA-s me pozicionin e saj dominues si operator monopolist i garave ndërkufitare të futbollit të klubeve.

Florentino Perez rikujtoi vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian më 21 dhjetor 2023, sipas të cilit UEFA kishte shfrytëzuar pozicionin e saj monopolist duke penguar hyrjen e organizatorëve të jashtëm si A22 në treg.

Megjithatë, UEFA vazhdon të ruajë rregulloret dhe praktikat që bien ndesh me vendimet e tre gjykatave evropiane, duke përfshirë rregulla të reja të vendosura në vitin 2024. Kjo ka çuar në pretendime të konsiderueshme për dëmshpërblim nga klubet dhe A22.

Deklarata gjithashtu përmend negociatat që u zhvilluan gjatë vitit 2025 mes A22 dhe UEFA-s për shtatë muaj, për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse mbi Ligën e Bashkuar, por pa sukses.

Propozimet e A22 përfshinin një format të përmirësuar, qeverisje moderne dhe përdorimin e platformës së transmetimit Unify për tifozët, por pa arritur ndonjë marrëveshje.

Si pasojë, hapi i ardhshëm është kërkimi i kompensimit për dëmet e shkaktuara nga sjellja e UEFA-s, që vlerësohet në miliarda euro.

Të ngjashme

Të fundit