Superliga e futbollit do të vazhdojë sot me dy ndeshje të tjera të xhiros së 30-të të saj.
Pa diskutim, loja kryesore e ditës do të jetë ajo mes Gjilanit dhe Dukagjinit.
Këto dy ekipe gjenden në pjesën e poshtme të tabelës dhe ju nevojiten gjithsesi tri pikë për të qenë më të qetë në vazhdim të kampionatit.
Momentalisht, gjilanasit i kanë dy pikë më shumë se klinasit dhe me një fitore eventuale do të shkëputeshin nga zona e barazhit, ku aktualisht gjenden “Hithat”.
Nga ana tjetër, klinasve nuk iu dihet kurrë dhe ata do të shkojnë në Gjilan për të luajtur në fushën me bar artificial për rezultat pozitiv.
Një tjetër ndeshje që do të luhet sot do të jetë ajo mes Feronikelit 74 dhe Ballkanit.
Therandasit janë favoritë absolutë në këtë përballje pasi do të kenë punë me një ekip që është dorëzuar tashmë përfundimisht pasi ra nga liga.
Një fitore eventuale do ta rikthente distancën mes kampionit aktual të Kosovës dhe lideres Drita në 10 pikë avantazh të kësaj të fundit.
Edhe pse gjendet goxha larg, ekipi Portokalli nuk do të dorëzohet deri në fund.
Dy ndeshjet e sotme do të nisin prej orës 15:00.