Stinori pranveror i Superligës së Kosovës në futboll, zyrtarisht nis këtë vikend.
Federata e Futbollit të Kosovës, tashmë ka publikuar orarin e pesë ndeshjeve që do të luhen në kuadër të xhiros së 19-të.
Prej pesë ndeshjeve, tri do të luhen të shtunën dhe dy të tjera të dielën kurse të gjitha startojnë në orën 13:00.
Dukagjini – Prishtina, Drenica – Llapi dhe Ferizaj – Drita, janë përballjet e ditës së shtunë.
Ndërkohë, xhiro do të mbyllet të dielën me ndeshjet Gjilani – Ballkani dhe Malisheva – Prishtina e Re.
Krahas Superligës, këtë vikend nis edhe stinori pranveror në Ligën e Parë të Kosovës, me katër ndeshje që do të luhen të shtunën dhe pesë të dielën, të gjitha me fillim nga ora 13:00.
Ramiz Sadiku – Istogu, Rilindja – Tefik Çanga, Trepça – Prizreni, Suhareka – KEK-u, Liria – Trepça ’89, Kika – Vushtrria, Besa – Feronikeli ’74, Vëllaznimi – 2 Korriku dhe Dinamo – Vjosa, janë duelet e xhiros së 19-të.






