Real Madrid e ka fituar trofeun e parë për vitin 2024, duke triumfuar bindshëm ndaj Barcelonës.
“Los Blancos” ishin të hatashëm duke regjistruar fitore të thellë mer rezultat 4:1.
Pas shtatë minutave lojë, Vinicius Junior përfitoi nga një asistim maestral i Jude Belllingham duke dribluar portierin dhe kaloi Real Madridin në epërsi.
Vetëm tre minuta më vonë, madrilenët zhvilluan një tjetër kundërzbritje – ku Rodrygo asistoi te Vinicius që dyfishoi epërsinë (10’).
Barcelona pas kësaj “goditje të dyfishtë” dha pak shenja jete, duke ngushtuar epërsinë falë një gol fantastik vollej të Robert Lewandowskit (33’).
Megjithatë, shpresa e Barcelonës për përmbysje zgjati gjashtë minuta, me Vinicius që u faullua në zonë dhe gjyqtari akordoi 11-metërsh. Nga aty i pagabueshëm ishte braziliani që e kompletoi het-trikun.
Real Madrid ishte shumë herë më e mirë në pjesën e dytë, duke dominuar shumicën e kohës.
Megjithatë, sulmuesi Rodrygo vulosi fitoren përmes një tjetër aksioni të shpejtë – ku u gjend në vendin e duhur për të shënuar nga një top i kthyer (64’).
Gjërat u vështirësuan edhe më shumë për Barcelonën pasi Ronald Araujo u ndëshkua me karton të kuq, shkaku i dy kartonëve të verdhë.
Real kishte edhe disa shanse, sidomos me Brahim Diaz që dribloi për mrekulli Frenkie de Jongun mirëpo dështoi të shënonte përballë Penas.
Me këtë fitore, Real Madrid e nis me trofe vitin 2024, derisa mbesin në garë edhe për trofetë e tjerë si Liga e Kampionëve, La Liga dhe Kupa e Mbretit.