Një superkompjuter ka parashikuar se si do të përfundojë sezoni në Ligën Premier dhe kjo nuk duket aspak mirë për tifozët e Manchester Unitedit.
Superkompjuteri i quajtur BETSiE ka simuluar sezonin në elitën e futbollit anglez 100 mijë herë për të ardhur deri tek ky rezultat.
Ai mori parasysh rezultatet e të gjitha ndeshjeve në të gjitha garat, rezultatet e parasezonit dhe të sezonit aktual.
Arsenali pritet të përfundojë përsëri në pozitën e dytë, ndërsa Liverpooli do të rikthehet në pozitën e tretë duke siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Top katërshen do ta përmbyllë ekipi i Newcastle, njësoj sikur edicionin që lamë pas.
Por, superkompjuteri ka parashikuar se United do të mbetet pa futboll evropian dhe do të regjistrojnë pozitën më të keqe në histori, duke u pozicionuar në vendin e dhjetë.
Para se gjithash, këto rezultate u morën pas humbjes së United me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Newcastles.
Sa i përket Chelseat, superkompjuteri ka garantuar pozitën e gjashtë për ta, mbi rivalin e qytetit Tottenhamin, por një vend më poshtë se Aston Villa që renditet e pesta.
Ekipet që do të përballen me rënie nga kategoria janë Burnley, Luton dhe Sheffield United, gjithmonë sipas algoritmeve të BETSiE.
Evertoni janë dënuar me heqje të dhjetë pikëve për shkak të thyerjes së rregullave financiare dhe momentalisht gjenden në zonën e rënies.
Por me vetëm një humbje në pesë ndeshje, të gjitha shenjat tregojnë se ata do të jenë në gjendje ta anashkalojnë rënien nga Liga Premier.