-3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Superkompjuteri parashikon se kush do të shpallet kampion i Ligës Premier këtë sezon

- Advertisement -

Liverpooli është favoriti i ri për të fituar Ligën Premier pas humbjes së fundit të Manchester Cityt ndaj Brightonit, sipas superkompjuterit të Optas.

Përkundër faktit që e nisën sezonin me trajner të ri, Liverpooli po shkëlqen pasi ka fituar 28 nga 33 pikë të mundshme deri më tani.

‘Të Kuqtë’ morën një fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Aston Villës dhe tashmë kanë një epërsi prej pesë pikësh në krye të tabelës pas disfatës që pësoi City në ndeshjen ndaj Brightonit të shtunën.

Superkompjuteri i Optas ka bërë një simulim për pjesën e sezonit ku pas 10 mijë përsëritjeve, Liverpoolit iu dha 60.3 për qind shanse për t’u shpallur kampion.

Kjo përqindje shënon një rritje tejet të madhe nga parasezoni kur ekipit të Slot iu ishin dhënë vetëm 5.1 për qind shanse për të fituar ligën.

City tani ka zbritur në pozitën e dytë si favorit për të mbrojtur titullin e kampionit dhe shanset e tyre kanë rënë në 82.2 për qind gjatë parasezonit në vetëm 34.3 për qind pas javës së 11-të.

Arsenalit në anën tjetër i janë dhënë vetëm 5 për qind shanse për të fituar titullin e parë që nga viti 2004 – një rënie prej 7.4 përqind në krahasim me fillimin e sezonit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit