22 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Superkompjuteri i Opta parashikon favoritët për ta fituar Champions League 2025-26

- Advertisement -

Superkompjuteri i Opta ka publikuar parashikimet e tij për Champions League 2025-26, duke renditur Liverpool si favorit kryesor. Në përgjithësi dominojnë skuadrat angleze si favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve

Në edicionin e këtij sezoni marrin pjesë, gjashtë klube angleze,  katër klube italiane, gjermane, spanjolle dhe franceze.

Inter arriti deri në finalen e edicionit të kaluar, për të dytën herë në vetëm tre vjet, por u mund 5-0 nga Paris Saint-Germain.

Me një ndryshim trajneri dhe pak përforcime reale këtë verë, superkompjuteri Opta u jep Nerazzurrëve vetëm 3% mundësi për të fituar turneun.

Kjo ende i vendos ata në vendin e nëntë, së bashku me Newcastle United, shumë përpara ekipeve të tjera italiane.

Napoli renditet i 12-ti me 1.4% shanse për fitore, ndërsa Juventusi dhe Atalanta ndodhen në vendin e 19-të dhe 20-të me vetëm 0.6% mundësi për të ngritur trofeun.

Favoritët kryesorë sipas këtyre llogaritjeve janë Liverpool me 20.4% shanse fitore, pasuar nga Arsenal me 16% dhe kampionët aktualë PSG me 12.1%.

Manchester City renditet i katërti me 8.4% shanse, i barabartë me Barcelonën.

Të ngjashme

Të fundit