13.8 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

Superkompjuteri: Fiton Barcelona/ Agjencia Opta përllogarit shanset në ligën spanjolle

- Advertisement -

Diferenca thuajse nuk ekziston, por parashikimi duket se këtë nuk e merr parasysh.

Sipas një superkompjuteri të agjencisë së statistikave “Opta”, Barcelona ka shanse dërrmuese që të shpallet kampione e Spanjës këtë sezon.

Katalanasit, sipas përllogaritjeve të këtij superkompjuteri, kanë 68.5 për qind mundësi që të fitojnë titullin në La Liga, duke lënë shumë prapa edhe rivalët më të afërt.

Në vend të dytë, sipas parashikimit, është Reali I Madridit me vetëm 28.5 për qind shanse, ndërsa Atletiko e Madridit është e treta me 17.5 për qind.

Paksa e habitshme që të bëhet ky projeksion, sidomos nëse sheh renditjen e tanishme të kampionatit.

Barcelona kryeson për momentin vetëm me golaverazh, me 60 pikë, po aq sa Reali që ka luajtur një ndeshje më shumë, ndërsa Atletiko ka 56 pikë.

Natyrisht, katalanasit kanë arritur disa rezultate të shkëlqyera si fitoret 4-0 në “Santiago Bernabeu” ndaj “merengesve” dhe 4-2 në “Uanda Metropolitano” kundër Atletit, dhe kjo I bën favoritë, veçse ngarkesa në Champions mbetet, ndërsa diferenca thuajse nuk ekziston kur janë në dispozicion edhe 10 ndeshje, pra 30 pikë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit