Supergol nga Fisnik Asllani për Hoffenheimin

- Advertisement -

Fisnik Asllani e ka gjetur vetën sërish në listën e golashënuesve për Hoffenheimin, pas një agjërimi prej dy ndeshjeve pa gol.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës shënoi një supergol, në ndeshjen që Hoffenheimi po e zhvillon ndaj Mainzit në Bundesliga, në kuadër të xhiros së 28-të.

Asllani shënoi për 1-1 në minutën e 23-të, me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, me këmbën e tij të majtë, e cila nuk është e preferuara e tij.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Phillip Tietz në minutën e 13-të.

Momentalisht sapo ka përfunduar pjesa e parë e kësaj ndeshje.

Asllani deri më tash ka shënuar nëntë gola në Bundesliga, me pesë asistime në emrin e tij po ashtu.

Të ngjashme

Të fundit