2.9 C
New York
Monday, November 17, 2025

Buy now

Super-talenti i Madridit në rrezik: City gati të “thyejë bankën”

- Advertisement -

Një bombë merkatoje ka shpërthyer në Spanjë: Manchester City po përgatitet të bëjë një ofertë të jashtëzakonshme për yllin e ri të Real Madridit, Arda Guler, raporton Fichajes.

Kampionët e Anglisë thuhet se janë të gatshëm të paguajnë afër 100 milionë euro për talentin turk, që këtë sezon ka shpërthyer nën drejtimin e Xabi Alonso-s.

Vetëm 20 vjeç, Guler është shndërruar në një nga futbollistët më të përfolur në La Liga falë paraqitjeve të tij shpërthyese.

Pep Guardiola shihet si nismëtari i këtij operacioni. Ai e konsideron Guler si “lojtar të përkryer” për filozofinë e tij të futbollit – një mesfushor me kreativitet të jashtëzakonshëm, kontroll ritmi dhe aftësi për të hapur mbrojtjet kundërshtare.

Pavarësisht ofertës së lartë, Real Madridi ka bërë të qartë se nuk e shet lojtarin. Klubi beson se Guler ka potencial të madh për t’u bërë pjesë kyçe e gjeneratës së ardhshme madrilene.

Stafi teknik vlerëson mentalitetin, qetësinë dhe pjekurinë e turkut, ndërsa në klub mendojnë se ai është një investim afatgjatë dhe jo një lojtar për të bërë para.

Megjithatë, Manchester City mbetet këmbëngulës. Raportet thonë se Guardiola ka kërkuar që klubi të shqyrtojë mundësinë e rritjes së ofertës, pavarësisht refuzimit të parë të Realit.

Të ngjashme

Të fundit