Jennifer Lopez duket se po e kapërcen dhimbjen e ndarjes së saj nga Ben Affleck, i cili tani po kalon kohë me ish-bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Ylli i muzikës dhe aktrimit ka postuar disa foto seksi në Instagram, duke u shfaqur e veshur me një fustan të gjatë të zi dhe me kurrizin zbuluar, teksa po shijon një mbrëmje jashtë.

Në mbishkrimin e një prej fotove, Lopez ka shkruar “Beso në vetvete”, një mesazh i fuqishëm për fansat e saj. Më pas, ajo ka postuar një tjetër foto, ku duket duke gatuar me të njëjtin fustan dhe ka shtuar: Pjesa ime e preferuar pas një nate jashtë, është vakti i mesnatës
Pas ndarjes nga Ben Affleck në gusht 2024, Jennifer Lopez duket se po kërkon një fillim të ri. Çifti kishte filluar lidhjen në vitin 2002, u ndanë në vitin 2020, u martuan në 2022 dhe më pas u divorcuan në vitin 2024. Tani, ata janë të fokusuar në fëmijët e tyre, përfshirë edhe ata nga martesat e kaluara.
