6.6 C
New York
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

Super Puna: “Shoqata është dëmtuar, e kemi paguar nga fondet tona”

- Advertisement -

Organizata e pacientëve me kancer të gjirit “Renesansa”, në qytetin e Prizrenit, në prillin e 2023-ës, 2 muaj pas lansimit të platformës “Super Puna”, platformë kjo për punësimin e të rinjve, punësuan përmes saj një vajzë të re.

Violeta Pirana, themeluese dhe drejtoreshë e kësaj organizate, tha për Kiks Kosovën që vajzën e punësuan përmes Super Punës ngase nuk kishin fonde të mjaftueshme që ta punësonin pa një mbështetje tjetër.

Punëtorja e Violetës, punoi në organizatë që nga prilli i 2023-ës deri në shtator, por që sipas Piranës ndonëse ajo e kishte mësuar punën goxha mirë, prapëseprapë nuk kishin mundësi që t’ia vazhdonin kontratën tutje.

Krejt kjo ngase “Renesansa” nuk ka mundësi dhe kushte për paga ngase gjithçka aty bëhet në baza vullnetare.

Mosekzekutimi i 6 pagave të punëtores së Organizatës jo Qeveritare “Renesansa”, sipas Piranës ishte zhgënjyes për vet atë dhe shoqata është ajo që ka pësuar. Kjo sepse mjetet financiare të cilat do të duhej t’i subvenciononte Super Puna, i morën nga fondi i shoqatës për të mos e lënë punëtoren fare pa pagë.

Ndonëse kanë kaluar dy vjet që nga koha kur dhe ka ndodhur krejt ky rast, Pirana thotë që deri më sot asnjë përgjigje nuk e kanë marrë në lidhje me arsyen se pse kompensimi i mjeteve nuk u bë kurrë.

Organizata e pacientëve me kancer të gjirit në krye me Violeta Piranën vazhdon të ushtrojë veprimtarinë e saj në ofrimin e mbështetjes dhe burimeve për gratë që përballen me sfidat e kancerit të gjirit. Por që dhe shpresat që një ditë do marrin kompensimin e 6 rrogave të ish të punësuarës së tyre ende nuk i kanë humbur.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit