-3.1 C
New York
Sunday, December 14, 2025

Buy now

Super ndeshje por pa fitues mes Dritës dhe Gjilanit

- Advertisement -

Ka përfunduar pa fitues ”Derbi i Anamoravës”, mes Dritës e Gjilanit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 17-të të Superligës.

Rezultati përfundimtar në stadiumin e qytetit në Gjilan ishte i barabartë 1-1.

Intelektualët” ishin të parët që kaluan në epërsi, me golin e Arb Manaj, në minutën e 75-të.

Por gëzimi i tyre zgjati vetëm katër minuta, pasi Armend Thaqi shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë.

Ky barazim nuk i shkon përshtati asnjërës skuadër, pasi Drita tashmë ka 25 pikë dhe renditet në vendin e pestë në tabelë, me shtatë pikë më pak se lideri, Ballkani.

Në anën tjetër, Gjilani ka 23 pikë dhe renditet në vendin e gjashtë në tabelë.

Të ngjashme

Të fundit