5.4 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Super-këshilltari me pagë 7500 euro: A po hetohet kontrata e Gani Jakupit?

- Advertisement -

Ditë më parë u raportua për pagën e Gani Jakupit, i cili merr 7 mijë e 500 euro pagë mujore nga Qeveria e Kosovës, pasi është angazhuar si “këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike”, nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Këtë, e ka konfirmuar edhe ministrja e Punëve të Jashtme Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, duke thënë se kjo shumë për Jakupin është shumë modeste dhe nuk është pagë por projekt njëvjeçar.

Në lidhje me këtë kontratë, “Betimi për Drejtësi”, ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë të dijë nëse kanë filluar hetimet, por ata kanë thënë që nuk mund të përgjigjen.

“Referuar pyetjeve tuaja, aktualisht nuk mund t’i përgjigjemi kërkesës suaj”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Nëse po hetohet kjo kontratë “Betimi për Drejtësi”, ka kërkuar informata edhe nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), mirëpo deri me tani, nuk kanë kthyer përgjigje.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit