“Më shumë e marrë aeroplanin se autobusin. Kam qef të lëvizë gjithë kohës. Djali im që është shumë i apasionuar pas biologjisë më thonte që peshkaqenët e kanë një sistem të frymëmarrjes që nëse nuk lëvizin nuk mund të marrin frymë. Do të thotë nonstop me qenë në lëvizje. Nganjëherë e ndjej veten edhe unë ashtu, si peshkaqejtë”.
Kështu ishte shprehur dikur këshilltari në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Gani Jakupi, që udhëhiqet nga Donika Gërvalla, në një emision në RTV Dukagjini.
Jo më pak se 7 mijë e 500 euro është paga me të cilën Gani Jakupi paguhet nga Qeveria e Kosovës për pozitën këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Është raportuar se Jakupi jeton në Spanjë, por është angazhuar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, si këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike.
Paga marramendëse e Jakupit, prej 7.500, ka ngjallur reagime të shumta në