23.3 C
New York
Monday, September 1, 2025

Buy now

Super goli i Szoboszlai ia jep fitoren Liverpoolit në derbi ndaj Arsenalit

- Advertisement -

Liverpooli e ka fituar derbin ndaj Arsenalit me rezultat minimal prej 1-0.

Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe pa raste të mira shënimi nga të dyja skuadrat.

Ndërsa pjesa e dytë ishte më e nxehtë, ku fillimisht Liverpooli shënoi në minutën e 60-të, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, në minutën e 83, Szoboszlai nga një faull në mbi 25 metra arriti që t’ia jap avantazhin Liverpoolit.

Me këtë fitore, Liverpooli gjendet në pozitën e parë me nëntë pikë, kurse Arsenali në pozitën e tretë me gjashtë sosh.

Të ngjashme

Të fundit