Fundjava do të jetë shumë interesante me ndeshjet e Prince Caffe Superligës.
Ndeshja e parë do të dhurojë super derbin mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës.
Takimet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe të shtunën. Mitrovicasit kanë nëntë fitore e tetë humbje, kurse prishtinasit kanë 12 fitore e pesë humbje. Në dy ndeshjet e Superligës, dy skuadrat kanë nga një fitore ndaj njëra-tjetrës.
Prince Caffe Superliga – Java 18
E shtunë
17:00 Trepça – Sigal Prishtina
19:00 Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli
E diel
17:00 Vëllaznimi – Peja
19:00 Bashkimi – Rahoveci.