1.8 C
New York
Wednesday, February 18, 2026

Buy now

Sunderlandi po e ndjenë mungesën e Xhakës

- Advertisement -

Sunderlandi ka rënë ndjeshëm në tabelë që nga lëndimi i Granit Xhakës, shkruan “Blick” të martën.

Pa kapitenin e Zvicrës, Sunderlandi ka fituar dukshëm më pak pikë. Lideri i mesfushës së Sunderlandit është i lënduar dhe pritet të kthehet së shpejti.

Në kohën kur Xhaka ishte në fushë, pas 22 ndeshjeve Sunderlandi ishte në vendin e nëntë në Premier League, vetëm tre pikë prapa pozitës që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Nga xhiroja e nëntë deri në xhiron e 11-të, Sunderlandi ishte në mesin e katër ekipeve të para të Premier Leagues.

“Sunderlandi është paraqitur dy herë më mirë sesa pa të. Pas javës së 26-të është në vendin e 11-të, nënë pikë pas vendit të katërt”, shkruan gazeta zvicerane.

Xhaka është jashtë fushave për shkak të lëndimit që nga mesi i janarit.

Të ngjashme

Të fundit