Sunderlandi i Xhakës u kthehet fitoreve

- Advertisement -

Pas tri humbjeve rresht dhe një barazimi në Premier League, Sunderlandi, i udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka, ka shënuar fitore të martën mbrëma.

Sunderlandi mposhti në udhëtim Leedsin me rezultat 1:0 pas 104 minutave lojë.

Golin e fitores, Sunderlandi, e shënoi pas inkuadrimit të Granit Xhakës në fushë.

Xhaka u inkuadrua në minutën e 56-të, ndërsa golin që ia siguroi tre pikë Sunderlandit, e shënoi Habib Diarrra.

Ai ishte i saktë nga penalltia në minutën e 70-të.

Sunderlandi pas 29 ndeshjeve ka 40 pikë.

Të ngjashme

Të fundit