-0.5 C
New York
Monday, February 9, 2026

Buy now

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

- Advertisement -

Mungesa e Granit Xhakës po del të jetë më e madhe sesa është menduar te skuadra e Sunderlandit.

Kapiteni Xhaka i ka munguar Sunderlandit në tri ndeshjet e fundit në Premier League për shkak të lëndimit të nyjes, ndërsa pritet t’i mungojë edhe në katër ndeshje.

Ai mungoi në humbjet nga Ëest Ham Unitedi e Arsenali, si dhe fitoren kundër skuadrës së Burnleyt.

Thuhet se Xhaka nuk do të luajë as të mërkurën mbrëma kundër Liverpoolit, por do të mungojë edhe ndaj Oxford Unitedit në vikend, si dhe Fulhamit e Bournemouthit.

Te Sunderlandi po shpresojnë që Xhaka të jetë gati deri në fund të muajit, pasi është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm te ekipit.

Në këtë sezon, Xhaka ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 5 asistime në 22 ndeshje të luajtura në kampionatin anglez.

Të ngjashme

Të fundit