17.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Sunak thotë se Izraeli duhet të mbrojë civilët në Gaza

- Advertisement -

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak,ka thënë se e mbështet të drejtën e Izraelit për të “mbrojtur veten kundër terrorit”,  por se duhet bërë më shumë për të mbajtur civilët të sigurt gjatë luftës me Hamasin.

Sunak vazhdoi duke thënë se Izraeli kishte një përgjegjësi “të vepronte brenda ligjit ndërkombëtar”.

“Ata duhet të marrin të gjitha masat për të mbrojtur civilët e pafajshëm, duke përfshirë spitalet. Ndaloni dhunën ekstremiste në Bregun Perëndimor dhe lejoni më shumë ndihmë në Gaza”, tha ai.

Sunak tha se Mbretëria e Bashkuar po dyfishonte ndihmën e saj për Gazën dhe po fliste drejtpërdrejt me OKB-në dhe Izraelin për marrjen e “aksesit të papenguar humanitar dhe pauzave urgjente dhe thelbësore humanitare”.

Ai ofroi gjithashtu baza britanike në Qipro si një stacion për shpërndarjen e ndihmave, shkruan BBC

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit