32-vjeçari i cili luan te skuadra sllovake, Sloven Bratislava, është përballur kundër Kosovës në kualifikueset e fundit, ku ”dardanët” në ndeshjen e parë barazuan në stadiumin ”Fadil Vokrri” derisa fituan 2-0 në Ljubljanë.
Ai tha se Sllovakia duhet të ketë kujdes, pasi Kosova ka lojtarë cilësorë, sidomos në fazën sulmuese, duke theksuar edhe mbështetjen e madhe të tifozëve edhe pse luajnë si mysafirë.
“E mbaj mend shumë mirë ndeshjen në Lubjanë sepse ishte e rëndësishme për të dyja ekipet. Në fund, ata shkuan në ‘play-off’ dhe ne jo. Është shumë e vështirë të luash kundër tyre sepse ata kanë shumë emocione dhe gjithashtu kanë cilësi të shkëlqyer në sulm”.
Përveç kësaj, ata patën mbështetje të madhe nga tifozët e tyre në Lubjanë, gjë që më habiti.
Më dukej sikur tre të katërtat e stadiumit ishin të përbërë nga tifozë të Kosovës. Ishte e vështirë të luaja kundër tyre sepse janë gjithashtu shumë kompaktë, kanë lojtarë në sulm që luajnë për klube cilësore evropiane dhe në përgjithësi janë padyshim një ekip i mirë, por sigurisht që nuk do të thoja se është e pamundur të fitosh kundër tyre.
E pranoj që nuk kam një pasqyrë shumë të mirë të historisë së futbollit të Kosovës, por ata kanë shumë lojtarë cilësorë, edhe pse janë një vend shumë i vogël. Megjithatë, ata dinë të jenë shumë krenarë dhe të luajnë me emocione të mëdha”, deklaroi Andraz Sporar






