Një person është arrestuar, pasi që ka sulmuar e i ka shkaktuar lëndime trupore zyrtarëve policorë me ç’rast të njëjtit kanë pranuar edhe tretman mjekësor.
I dyshuari nuk i kishte zbatuar urdhrat e policëve në një pikë kontrolli të veturave në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.
Policia thotë se gjatë arrestimit, i dyshuari ka qenë agresiv dhe në ndikim të alkoolit.
Ndërkohë, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk kishte zbatuar urdhrat e zyrtarit policor në një pikë kontrolli të veturave. Gjatë arrestimit i dyshuari kishte qenë agresiv duke rezistuar dhe sulmuar zyrtarët policor të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa është konstatuar se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së.