Një person është arrestuar në Kaçanik pas sulmit fizik ndaj vëllaut të tij.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, njoftoi policia.
“LËNDIM TRUPOR & DHUNË NË FAMILJE- Kaçanik /07.02.2026 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”






