Filozofi Blerim Latifi e ka parë si “pa brum” fjalimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ku duke paraqitur listën e kandidatëve për deputet të Vetëvendosjes, u kthye duke sulmuar mediat e analistët e të cilët i dha për zgjatim gjoja të oligarkëve.
“Nuk i marrë si kriter numrin e pjesëmarrësve në të tilla tubime, shkak që partitë e mëdha nuk e kanë problem me organizu një tubim të tillë”, tha Latifi në Pressing të T7.
“Sa i përket fjalimit të Kurtit, është i strukturuar në tri pjesë, në pjesën e parë në përmbledhje të saj ishin një tërësi moralizimesh mbi politikën, na tregonte cka është shteti, cka është qeverisja, nuk kishte një ekspoze të qeverisë së tij të 4 viteve të kaluara”,
“Në pjesën e dyte, me i sulmu mediat, analistët, edhe e përfundoi krejt atë punë me teorinë klasike, teorinë e sabotazhit, për me i justufiku dështimet duke ia atribuu fajin dikujt tjetër”, tha Latifi.