12.4 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

Sulmoi fizikisht vëllain, arrestohet personi në Klinë

- Advertisement -

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur sot pas mesnatës në rrugën “Isa Boletini” në Klinë.

Një burrë që ishte nën ndikimin e alkoolit e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.

Me këtë rast ai edhe është arrestuar.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia.

“I dyshuari i ka shkaktuar familjarit të tij lëndime të lehta trupore. Gjatë kontrollit në trupin e tij ka gjetur edhe një sasi të substancës narkotike të llojit “Marihuanë””, thanë nga policia.

I dyshuari pas intervistimit nga prokurori është dërguar në Qendren e Ndalimit për 48 orë.

Rasti po hetohet si “Dhunë në familje” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

Klankosova.tv merr vesh se gjatë arrestimit të tij policia ka hasur në rezistencë me ç’rast u detyrua të përdorte edhe forcë propocionale.

Po ashtu, ai në shtëpinë e tij i kishte demoluar edhe dyert.

Ende nuk dihet se për çfarë arsye ka ndodhur ngjarja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit