Një grua nga Rahoveci ka lajmëruar në polici vëllain e saj për dhunë në familje. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi është sulmuar fizikisht nga vëllai.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Rahovec 02.09.2024-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.”, thuhet në njoftim.