13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Sulmoi fizikisht ekipin mjekësor të QKMF-së, shoqërohet në polici një i dyshuar në Obiliq

- Advertisement -

Një person është shoqëruar në stacion policor, pasi kishte sulmuar fizikisht ekipin mjekësor të QKMF-së.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Incidenti në fjalë ka ndodhur në Obiliq mëngjesin e djeshëm, derisa ekipi mjekësor i QKMF-së ishin duke i dhënë ndihmë mjekësore një personi, shkruan Indeksonline.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në njoftim të policisë.

Rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit