Policia e Kosovës ka njoftuar se një sulm seksual ka ndodhu në Komunën e Skenderajt.
Lidhur më rastin janë intervistuar dy persona si edhe viktima.
Rasti është duke u hetuar.
“Pas raportimit të rastit të lartcekur, lidhur me rastin janë intervistuar dy persona në cilësi të dëshmitarëve si edhe viktima femër kosovare, e cila po ashtu ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK-ja.